Konsiderata e Ramës për njeriun më të rëndësishëm të Erdoganit

Kryeministri Rama është shprehur me konsiderata të larta për kreun e diplomacisë turke Hakan Fidan, me të cilin ka patur një takim në kuadër të një vizite që njeriu më i rëndësishëm i Erdoganit kreu për disa orë në Tiranë.

Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare.

Hakan Fidan konsiderohet si një prej trashëgimtarëve të mundshëm të qeverisjes erdoganiste në Turqi, pasi posedon dhunti të rralla politike dhe një formim goxha imponues, siç dhe vetë Rama e ka ndarë me publikun mendimin e tij për të.

Duhet theksuar se Hakan Fidan e nisi vizitën e tij në Tiranë me një vizite të Xhamia e re, ende e pahapaur, me mesazhin e fshehur që duhet të hapet shpejt, por jo me nën drejtimin e KMSH-së nga elementi gylenist, gjë që përbën dhe ngërçcin kryesor se pse ngrehina e re e Islamit në Shqipëri nuk ka hapur akoma dyert për besimtarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu