Kontrabandë me naftë nga Maqedonia, arrestohen 8 persona

Gjatë një operacioni policor të koduar “Diezel”, Policia e Korçës ka arrestuar tetë persona, pas dyshimeve për kontrabandë të naftës nga Maqedonia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar, Policia e Korçës ka bërë të ditur se nafta që hynte kontrabandë shitej në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Policia ka arrestuar shtetasit V.Bardhi, R.Elmasllari, E.Muçollari, A.Seitllari, M. Qazollari, E.Elmasllari, K.Hoxha dhe M.Ymer.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në Maqedoni, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore. Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu