Kontrolli i votuesve kontestues, ja sa persona janë paraqitur deri më tani në KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se qytetaret që ndodhen në listën e votuesve kontestues kanë vazhduar të paraqiten në hapësirat e KSHZ-së, ose nëpërmjet ueb – aplikacionit, njofton Portalb.

Deri në ditën e sotme në ora 12:00, mundësinë për paraqitje e kanë shfrytëzuar gjithsej 3642 qytetarë. Nga këto, personalisht janë paraqitur në departamentet zonale dhe hapësirat e KSHZ-së ose në zyrat plotësuese 1605 qytetarë, ndërkaq në mënyrë elektronike janë paraqitur 2037 qytetarë.

Përndryshe, KSHZ në ueb-­faqen e vet ka publikuar linkun: “Kontrollo dhe paraqitu” përmes të cilit qytetarët mund të qasen drejt listës me votues kontestues dhe menjëherë afër tij të gjejnë kërkesën elektronike për rregullim të së drejtës votuese. Në këtë link mund të gjenden edhe informata se sa persona janë paraqitur në KSHZ, e të cilët kanë qenë në listën me të dhëna kontestuese.

Javën e kaluar filloi fushata mediale përmes së cilës KSHZ u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë dhe nëse janë në listë të paraqiten tek ata. Gjithashtu u dërguan letra drejt të gjithë personave të cilët ishin në listën e adresave me të cilat figuronin në bazë, pas çka disa herë është rritur jeohan e qytetarëve.

Pritet që Komisioni ta intensifikojë fushatën në javën e fundit para skadimit të afatit për paraqitjeve, më 19 gusht. Edhe një mundësi për paraqitje qytetarët do të kenë gjatë kohës së kontrollimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen deri në fund të vitit 2016.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu