Koronavirusi në botë, mbi 11.4 milionë të infektuar

Sipas të dhënave të faqes së statistikave “Worldometers”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar rreth 55 mijë raste të reja të koronavirusit.

Në tre ditët e kaluara në këtë vend u regjistruan mbi 50,000 raste ditore. Shifra e personave të vdekur brenda 24 orëve është ulur në 250 persona.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 2,935,000 persona të infektuar dhe 132 mijë të vdekur nga Covid-19. Këto shifra e bëjnë ShBA-në vendin dukshëm më të prekur në botë. Pas saj vijnë Brazili, Rusia dhe India.

Autoritetet amerikane kanë frikë se numri i rasteve mund të rritet edhe më shumë këtë fundjavë, ndonëse disa plazhe janë mbyllur.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar rreth 35 mijë raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, rastet e reja e çuan në 1,578,000 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me Covid-19 në shtetin më të madh të Amerikës Jugore.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 1.100 të vdekur nga sëmundja e re.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil ka arritur shifrën mbi 64 mijë. Ka shkuar në 30,366 numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Meksikë.

Kjo shifër e vendos vendin e Amerikës Veriore në vendin e pestë në botë, duke e lënë tashmë prapa Francën.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 525 viktima të virusit të ri.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe rreth 6,000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 251,165 persona.

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 24,850 raste të koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 673,165 persona të infektuar dhe 19,268 viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu