“Korrupsioni”, qytetarët të zhgënjyer nga partitë në pushtet

Qytetarët ndërkohë shprehen të zhgënjyer nga partitë politikë në pushtet, në veçanti për premtimet boshe për luftë kundër korrupsionit. Ata thonë se edhe viti 2023 nuk do të ndryshojë gjendjen e rëndë ekonomike, papunësinë dhe mungesën e perspektivës gjë që po detyron të rinjtë të braktisin vendlindjen.

“A ka shpresë që në vitin 2023 mund të luftohet më shumë krimi, korrupsioni? Jo veç e kundërta, vetëm mund të bëhet më keq, sepse njerëzit që kanë ardhur me dallavere në pushtet është e pamundur me prit më mirë, vetëm më keq. Çka të paktën duhet të bëjnë për një të mirë? Të mirë, të gjithë të japin dorëheqje, ti zgjedhje populli ata që i njohin me vlera, jo me vlera të “Patriotizmit” ose biznesmenë pa lidhje”.

“Ku e di, tashmë 30 vite flitet vetëm për atë korrupsion ndërsa rezultate nuk ka. E shoh ka të dënuar, por kthehen për falje, për vjetërsim të veprës. Diçka paralajmëruar amerikanët se do të bëjnë ndonjë presion”.

“Kjo po, pasi amerikanët janë angazhuar që këtë ta zgjidhin besojmë se do të bëjnë ndonjë ndihmë të mos ketë korrupsion më të madh, ose po të jetë e njëjta por të mos rritet”.

“A Beson se nuk do të ketë krim, korrupsion? S’ka shancë, nuk ka teori, korrupsioni gjithmonë ka ekzistuar këtu dhe do të ekzistojë”.

“Jam pensionist i Zvicrës, për mua është shumë mirë, a mjerë ata që janë këtu në Maqedoni. Me qenë i ri nuk rri as 24 orë, as 24 orë, në këmbë shkoj në Gjermani… Krejt janë hajna, hajdutë. Jo një milion një miliardë popull këtu me qenë nuk mund ta gjesh një që për popullin ta ketë zemrën e gjerë”.

“Gjithmonë premtojnë ata, gjithmonë, e në fund do të gjejnë arsyen pse nuk është realizuar ajo që e kanë premtuar”.

“Cilat janë pritjet e juaja për vitin 2023? Asgjë hiç, gjithçka me të vjetrën, përsëri do të vazhdon si çka qenë përherë, me premtime, mosrealizime të ndryshme… A politikanëve çfarë mesazhi do u jepni, çfarë duhet të bëjnë këtë vit? Le të jenë më të drejtë dhe ti realizojnë premtimet e tyre që i japin gjatë fushatave që kanë”.

“Ta kryejnë detyrën e tyre dhe asgjë më shumë”. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu