Kosova bëhet me ushtri, NATO-s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri. Është votuar me 107 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë. Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetët në sallë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votuan 106 pro dhe një abstenoi, ktheu Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtës.

Ndërsa, deputetët votuan edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë.

Pas disa tentimeve të dështuara për ta formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës kishte inicuar transformimin e FSK-së në ushtri, shkruan Gazeta Express.

Kjo nismë erdhi pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, që ushtria të formohet sipas ligjit.

Ndërsa Kosova, që po bëhet me ushtri pas gati 11 vjetësh pavarësi, nuk e ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj,

Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos ngutet dhe të presë që ushtrinë ta formojë me ndryshime kushtetuese./expres


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu