Kosova i shpall luftë ekonomike Serbisë, nuk pritej vendimi i fundit

Qeveria e Kosovës ka rritur me 100 % detyrimet doganore për mallrat që futen nga Serbia. Vendimi vjen një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.

Ky vendim u mor pas fushatës së egër që po e bën Serbia ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu