Kosova jep 500 mijë euro për dëmet e tërmetit në Shqipëri

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme në kuadër të situatës së krijuar nga termeti me 15 viktima në Shqipëri ka vendosur që të ndahen 500 mijë euro ndihmë.

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, ka propozuar që të ndahen 500 mijë euro, shumë kjo e cila u aprovua në mbledhjen e sotme.

“Për të realizuar këtë shumë, mjetet në shumë prej 500 mijë eurove merren nga shpenzimet e paparashikuara”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu