Kosova po armatoset nga Turqia! Eksperti zbardh detaje nga marrëveshja e mbrojtjes

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Evropa është duke u përgatitur për një luftë frontale me Rusinë.

Ai tregoi se marrëveshja e FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes me shtetin turk në fushën e armatimit është në vazhdën e planeve strategjike të FSK për të prodhuar armatim për nevojat e saj dhe të aleatëve nëse ky konfrontim ndodh.

“Marrëveshje me shtetin turk është në vazhdën e planeve strategjike të FSK duke qenë se Turqia është ndër të vetmet shtete që kanë kontribuar në mënyrë sistematike, veç SHBA në avancimin e armatimit ushtarak, në ofrimin e teknologjisë dhe trajnimeve në fushën akademike.

Ministria e Mbrojtjes ka përcaktuar orientimin, ndër to është industria e mbrojtjes që Kosova duhet ta ketë në pronësinë e saj. Ky avancim për t’i kontribuar edhe aleancës nëse hyn në NATO, jep një mesazh të qartë që Kosova është pranuar nga NATO që mund të prodhojnë armatim për nevojat e saj dhe teknologjinë ta marrë nga partneri i saj që është Turqia. Kjo tregon se bota ka marrë trajektoren e saj, konfrontimi me Rusinë është i pashmangshëm”, tha eksperti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu