Kosova shpall ditë zie shtetërore për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë. Kjo në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

Lajmi raportohet nga Gazeta Express që citon Zyrën për komunikim me publikun pranë presidencës, ku në një komunikatë për media njoftohet se dita e nesërme do të jetë ditë zie në Kosovë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu