Kostoja e stacionit ajror të NATO’s në Kuçovë, 287 mln euro më pak se 20 km rrugë

Këtë mesditë Rama ka shpërndarë në Facebook një lajm goxha të rëndësishëm që kryeministri e quan “shumë të mirë”.

Bëhet fjalë për një bazë ajrore të NATO-s, e cila do ndërtohet pikërisht në Shqipëri, në zonën e Kuçovës. Sigurisht që do të ishte një lajm shumë i mirë në kushte të tjera, por për kë po vjen ky stacion ajror, kush do përfitojë prej tij?!

E mbi të gjitha, një pyetje shumë e rëndësishme a ka rrugë në vendin ku do ndërtohet ky stacion? Apo do i themi NATO-s “prit pak sa të hedhim pak alfat”, sepse në Shqipëri mungon asfaltimi i rrugëve edhe në lagjet më të njohura të kryeqytetit.

E meqë jemi tek rrugët, duhet ta lidhim pak koston e kësaj baze ajrore me koston e një kilometri rrugë në vendin tonë.

Në statusin e tij Rama shkruan se “NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.”

Si ka mundësi?!! Sepse kostoja e një kilometri rrugë të shtruar me PPP-të do u kushtojë shqiptarëve 16 milionë euro. Ku vetëm rruga Thumanë-Kashar, 20.8 kilometra, ka një kosto në total prej 337.5 milionë eurosh, përfshirë interesat dhe mirëmbajtjen. Pra siç e kutpuat, stacioni ajror nga NATO do kushtojë 287 mln euro më pak se 20 kilometra rrugë.

Nuk e vjedhim dot NATO-n ë?! Sa keq, do mendojë dikush. Megjithëse projekti i tyre ajror do na bëjë të dukemi mirë në sy të botës, pak rëndësi ka që rinia po emigron përditë nga sytë-këmbët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu