Kostovski: Deputetët e VMRO-së nënshkruhen për mëditjet dhe shpenzimet rrugore por nuk punojnë

Deputetët e koalicionit OBRM-PDUKM-së gjithmonë vijnë në Kuvend, nënshkruajnë për evidencë, por nuk punojnë, akuzoi sot gjatë një konference me mediat, deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, shkruan InfoShqip.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook nga karriget bosh ku supozohet të ulen deputetët e opozitës.

“Janë nënshkruar për evidencë (do te marrin mëditjet dhe shpenzimet rrugore) por nuk punojnë, pinë kafe dhe lemonadë. Maqedonas, analizoni, vlerësoni dhe vendosni kush është i ndershëm e kush budalla”, njoftoi Kostovski.

Deputeti kërkoi ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

“Nëse nuk je në punë, nuk ka rrogë”, shtoi Kostovski.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu