Kovaçevski dhe Spasovski nuk janë më në Qeveri, por do të marrin nga 2500 euro në muaj si apanazhë

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i brendshëm, Oliver Spasovski do të marrin nga 2500 euro në muaj si apanazhë, një pagesë që çdo funksionari të larë i miratohet për një vit, nga përfundimi i detyrës zyrtare, përcjell INA.

Kovaçevski përpos kësaj pagese të majme ka kërkuar edhe një makinë zyrtare, harxhimet e së cilës do ti mbulojë shteti.

Kërkesat e zyrtarëve të lartë të LSDM u pranuan dhe u miratuan nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend.

Kompensimi është në masën e pagës që i emëruari ka marrë në detyrë, që do të thotë se të dy do të marrin 2500 euro në muaj për të gjithë vitin.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e LSDM-së dhe me shtatë vota “për” dhe pa diskutim u miratuan vendimet.

“Ish-kryeministri Kovaçevski, të cilit i është ndërprerë funksioni për shkak të zgjedhjes së qeverisë kalimtare, ka paraqitur kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës. Kurse ish-ministri Oliver Spasovski, të cilit i është ndërprerë detyra në përputhje me Ligjin për Qeverinë, ka paraqitur kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës”, tha kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska. Përveç ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, apanazh do të marrin edhe Vesna Bendevska nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe Ismail Kamberi nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu