Kovaçevski: Ditë dështimi për shtetin e së drejtës, ASH: Mos derdhni lot krokodili, ta fillojmë reformën në gjyqësor

Vazhdojnë reagimet për vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me rastin e Mijallkov, e me këtë edhe akuzat opozitë-pushtet. Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, shprehet i zhgënjyer nga vendimi për shfuqizimin e aktgjykimit për rastin “Target-Fortesa”. Në tribunën partiake të LSDM-së mbrëmë tha se kjo ishte disfatë për shtetin e së drejtës.

“Dita e djeshme me të vërtetë është e vështirë për t’u pranuar. Unë jam me të vërtetë i dëshpëruar, ditë dështimi për shtetin e së drejtës, por edhe një dëshmi shtesë për besimin e ulët në organet e gjyqësorit. Gjyqësori duhet të gjejë mënyrë të jetë më efikas dhe të kryejë punët më mirë dhe më shpejt, në interes të drejtësisë dhe qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV.

Shembujt e fundit me situatat gjyqësore tregojnë se Kovaçevski vazhdon aty ku e la Zaev”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Për gjithë këtë përgjegjësia është te LSD dhe BDI, të cilët bënë karriera dhe erdhën në qeverisje me parullën “nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi.” E në të vërtetë punuan në partizimin e gjyqësorit, qëllimi është i qartë, e robëruan drejtësinë që të mund krimi i funksionarëve të qeverisë, të rrjedh pa pengesa”, tha Mile Lefkov, deputet nga VMRO-DPMNE.

Reagim kishte edhe nga opozitarja shqiptare Aleanca për shqiptarët. Mos derdhni lot krokodili për lirimin e Mijallkovit, ta fillojmë reformën në gjyqësor, porositi deputeti Syrja Rashidi.

“Pas kësaj duhet të gjithë t’i qasemi reformës thelbësore në sistemin e drejtësisë, për t’i dhënë fund amnestimit të kriminelëve, dënimeve të padrejta ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe rasteve të montuara ku fatkeqësisht kanë pësuar një numër i madh i qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti”, tha Syrja Rashidi, depujtet i Ash-së.

E mbrojtja e Mijallkovit shprehet e “shqetësuar” dhe “zhgënjyer” nga deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetërorë të pushtetit ekzekutiv. Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe presion ndaj gjyqësorit, i cili duhet të jetë i pavarur, shprehet mbrojtja. Thonë se do të informojnë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sepse vlerësojnë se kjo cenon të drejtat e klientit për një gjykim të drejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu