Kovaçevski – Holstein: Hapat e rinj në integrimin evropian në vitin 2023 hapin rrugën për përparim dinamik drejt BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollstejn, e cila përfundon mandatin e saj në vendin tonë.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski e falënderoi për miqësinë e madhe dhe të sinqertë me Republikën Federale Gjermaninë dhe për kontributin e madh të Gjermanisë dhe angazhimet personale të ambasadores Holshtejn, në zhvillimin e proceseve demokratike dhe integruese evropiane të vendit tonë.

Në takim, Republikës së Maqedonisë së Veriut iu përcoll mbështetje e fuqishme nga RF Gjermanisë për të vazhduar me hapa të rinj në rrugën e integrimeve evropiane, veçanërisht në këtë vit të rëndësishëm 2023. Kjo, siç është konstatuar, hap mundësi për dinamikë të përshpejtuar deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ku dhe përket vendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu