Kovaçevski jep detajet për takimin me partnerët e koalicionit

Kryeministri i vendit konfirmoi takimin e së dielës me partnerët e koalicionit qeveritarë dhe theksoi se gjatë këtij takimi mes tjerash do të diskutohet për krizën ekonomike, energjetike, si dhe standardin e qytetarëve.

Ne me të gjithë anëtarët e koalicionit kemi kontakte të përditshme, kjo ka të bëj me partitë që janë pjesë e parlamentit por edhe të atyre që janë vetëm pjesë e qeverisë. Qëllimi i takimit është që të bëjmë një ri-kapitullim të zhvillimeve rreth krizës si dhe të shqyrtojmë masat dhe rishikimin e buxhetit.

Do të flasim edhe për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Për standardin e qytetarëve. Do ta ri-konfirmojmë qëndrimin për zgjedhje të rregullta në vitin 2024. Do të bisedojmë edhe për zhvillimet që ndërlidhen me Bullgarinë”, tha Kovaçevski duke shtuar se pret që të jetë një takim pozitiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu