Kovaçevski: Lufta në Ukrainë në mënyrën tragjike na tregon se zgjerimi i BE-së është çështje serioze

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalët hyrëse në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) tha se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm edhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kovaçevski theksoi se përveç çështjes ekonomike, anëtarësimi në BE me zhvillimet e fundit në Ukrainë, është edhe çështje e sigurisë.

Lufta në Ukrainë në mënyrën më tragjike të mundshme tregoi se çështja e zgjerimit të BE-së po bëhet çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. BE është partneri i joni kryesor në tregti dhe shumica e investimeve direkte vijnë nga Evropa dhe nga kontinenti Amerikano veriorë.

Qëllimi jonë është një rajon i fuqishëm ekonomikisht me stabilitet, një Ballkan Perendimorë i zhvilluar dhe i integruar në Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Kovaçevski”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu