Kovaçevski – Marin: Mbështetja e fortë me Finlandën forcon bashkëpunimin dhe të ardhmen evropiane

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë, kanë zhvilluar takim në të cilin kanë biseduar për çështje me interes për të dy vendet.

Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë në rajonin euroatlantik, veçanërisht në rajonin e Veriut të Lartë dhe në rajonin Baltik.

Kryeministri Kovaçevski dhe Marin u pajtuan se me rëndësi urgjente për Evropën është fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veirut me BE-në, pa kushte shtesë.

Dy kryeministrat në takim shprehën gatishmërinë për të mbështetur të gjitha potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe dixhitalizimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu