Kovaçevski për fluturimin e diplomatit rus: Ndalimi është në fuqi dhe mbetet në fuqi

Fluturimi i ndaluar i avionit me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duhej të mbërrinte sot në Beograd për një vizitë dyditore nuk ka asnjë trajtim të ndryshëm nga fluturimet e tjera të linjave ajrore ruse, sqaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri thekson se ndalimi i fluturimit të avionëve rusë mbetet në fuqi.

“Kemi marrë vendim, ndalimin e fluturimeve të linjave ajrore ruse nëpër territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona dhe ne kemi një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikën e Bashkimit Evropian. Sa i përket fluturimit konkret, nuk ka trajtim tjetër në lidhje me vendimin që tashmë është marrë, i cili është në fuqi dhe që mbetet në fuqi”, tha kryeministri Kovaçevski.

Fakti që Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit të tij, Lavrov sot tha se është e paimagjinueshme dhe se është një privim i një shteti sovran nga të drejtat e tij për të ndjekur politikën e jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu