Kovaçevski tregon kushtet e Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Brukseli sot njoftoi se Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez ashtu siç është tani, për zgjedhjen e çështjes Shkup-Sofje.

Kovaçevski tha se propozimi do të jetë i pranueshëm vetëm nëse ka formulime të qarta për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa sipas tij çështjet historike nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese me BE.

“Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona dhe linjat e kuqe, në këtë kontekst dua të them se propozim që do të ishte i pranueshëm duhet ti garantojë elementet kyçe, formulim të qartë për gjuhën maqedonase në kornizën e bisedimeve dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kriteriume në kornizën e bisedimeve”, deklaroi Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu