Kovacki kërkon zgjedhje të parakohshme – “Fitore e dyfishtë!” VMRO-DPMNE mposhti LSDM-në, dhe BESA mposhti BDI-në në Tetovë”

Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE ka shkruar në profilin e tij në Facebook “Fitore e dyfishtë!.

Sipas tij, VMRO-DPMNE prin 2:1 para LSDM-së, ndërsa BESA prin bindshëm përballë BDI-së.

“Koalicioni kriminal LSDM – BDI është mposhtur me vendosmëri në Tetovë.

Tetovët u thanë JO kriminelëve nga pushteti. Në Tetovë delegjitimohet qeveria. Kovaçevski dhe Ahmeti nuk kanë legjitimitet të vazhdojnë të udhëheqin qeverinë.

Kovaçevski dhe Ahmeti jeni të delegjitimuar. Menjëherë dorëheqja nga Kovaçevski! Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sa më parë.

Rezultatet e Tetovës do të reflektohen në tërë Republikën e Maqedonisë”, shkruan Kovacki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu