Koxias: Për emrin duhet të bisedojnë të dy vendet, e jo t’u lihet palëve të treta

Për çështjen e emrit do të bisedohet pas zgjedhjeve në Maqedoni, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos
Koxias në intervistë për “Katimerini”.

“Supozimi im është se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoni dhe zgjedhjet më 11 dhjetor, sigurisht nga shumë anë do të ketë nxitje për zgjidhjen e kontestit me emrin. Pas zgjedhjeve, kjo çështje duhet të jetë lëndë e konsultimeve mes dy ministrive të punëve të jashtme dhe të mos ua lëmë palëve të treta. Dhe me ndihmë, kuptohet, të ndërmjetësuesit Methju Nimic”, deklaroi Koxias.

Ai u përqëndrua edhe në masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve. Në pyetje të gazetarëve nëse masat për ndërtim të besimit i sjellin vendet më afër zgjidhjes për emrin, ai tha “do të shohim”.

“Por ta dini se masat për ndërtimin e besimit ndimuan shumë që të prishet fotografia e Greqisë në Shkup, se ne dëshirojmë ta shkatërrojmë këtë shtet”, deklaroi Koxias dhe edhe një herë përsëriti se Greqia dëshiron që Maqedonia të ekzistojë dhe pikërisht për këtë ai ka vendosur veto kur Bashkimi Evropian ka diskutuar për vendosjen e sanksioneve kundër Maqedonisë.

“Problemi është se kumbari i këtij shteti ka bërë gabim lidhur me emrin”, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu