Krahu i djathtë i Musa Xhaferit sulmoi fizikisht shqiptarin për Nikolla Gruevskin në Hasanbeg të Shkupit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nuk janë mirëpritur në lagjen e Hasanbegut, raportoi më herët SHENJA.

Madje në një moment, kur Gruevski kritikohet nga banorët e vendeve të cilat i vizitoi sot, njëri nga personat që shoqëronin ish-kryeministrin, sulmon banorin duke e goditur me grusht.

E që të jetë rasti edhe më tragjik, sulmuesi, që rrahu bënorin për Gruevskin, është funksionar i BDI-së në komunën e Gazi Babës, thonë burimet për SHENJA.

Bëhet fjalë për Hajredin S., ish këshilltar i BDI-së në Gazi Babë, e tani i punësuar si inspektor komunal, sqarojnë burimet. Tanimë kur edhe kanë filluar të rrahin për Gruevskin, kryetarin e VMRO-së, parashtrohet pyetja mos vallë rradhët e BDI-së janë shqiptarë me mision pro-maqedonas?

Personi në fjale shpesh ështe parë në vende publikë në shoqëri me ish zv kryeministrin Musa Xhaferin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu