Kreu i PE flet për negociatat: Shqipëria do bashkohet me BE-në

“Bllokimi i hapjes se negociatave për Shkupin dhe Tiranën është një pengesë e vogël dhe do të tejkalohet në muajt e ardhshëm”

Kështu deklaroi kryetari i ri i Parlamentit Evropian David Sasoli përpara një vizite në Maqedoninë Veriore

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri.

Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit.

Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli për agjencinë e lajmeve MIA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu