‘Krijimi i një Republike Serbe brenda Kosovës’, çfarë parasheh draft-statusi për Asociacion që e kundërshtoi pala kosovare në Bruksel?

Ditën e hënë, Telegrafi ka publikuar të plotë draft-statusin për Asociacion për të cilin pala kosovare e ka refuzuar që në momentin e prezantimit, më 2 maj në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë së ekziston një dëshire e madhe për krijimin e një ‘Republike Serbe’ në Kosovë, dhe se kjo nuk është e mundur të ndodhë. Prandaj, ai ka bërë të ditur se në Bruksel kanë dhënë një propozim të ri, se si mund të rregullohet çështja e komuniteteve në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti ka deklaruar se për propozimin e tij është inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe.

Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës. Në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë kam ofruar një draftvizion që shpresoj se do të marr një vlerësim nga ndërmjetësit evropianë”, kishte deklaruar Kurti para pak ditësh.

Çfarë posedon draft-statuti për Asociacion?

Draft-statuti për Asocacion i cili posedon 67 nënë është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare.

Aty thuhet se Asociacioni do të jetë një formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Aty thuhet se Asociacioni do të jetë një formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Asociacioni t’i regjistrojë votuesit, të mbajë regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve, do të bëjë një përmbledhje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, kujdesit shëndetësor, e mirëqenies sociale.

Dhënia e pushtetit sipas draft-statutit:

Asociacioni, përmes organeve të tij, do të miratojë vendime të Kuvendit e rregullore, do ta mbikëqyrë zbatimin e ligjeve, do t’i rregullojë zgjedhjet, do të bëjë riorganizimin dhe funksionimin e organeve, agjencive, ndërmarrjeve publike, do të bëjë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore, do të propozojë referendume, do të vendosë për huamarrjen financiare, do të miratojë buxhetin dhe bilancin vjetor, do të themelojë organizata, agjenci, ndërmarrje dhe institucione publike, fonde, institucione financiare dhe do ta mbikëqyrë punën e tyre administrative e Komunitetit dhe brenda do të vendoset në zonën e organeve të Komunitetit.

Simbolet dhe përdorimi i tyre:

Neni 8: Komuniteti do të vendosë simbolet e tij së bashku me mënyrën e përdorimit të tyre.

Simbolet e Komunitetit do të jenë himni, flamuri dhe stema.

Vendimi i Kuvendit për simbolet e Komunitetit do të miratohet me shumicën e votave të të gjithë Këshilltarëve.

Neni 11: Në kuadër të kompetencave të përcaktuara me këtë Statut, Komuniteti do të krijojë të reja dhe do të menaxhojë dhe do të kryejë mbikëqyrje të plotë mbi institucionet ekzistuese, themelues i të cilave është Republika e Serbisë në fushën e arsimit, standardit të studentëve dhe nxënësve, shkencës, kulturës, kultura fizike, mbrojtja shëndetësore, kujdesi social dhe fusha të tjera të Statutit.

Kuvendi i Asociacionit mund të shpallë referendum me iniciativën e tij, për çështje brenda kompetencave të veta, ndërsa është i obliguar të shpallë referendum me kërkesë të 10 për qind të votuesve që banojnë në territorin e komuniteteve pjesëtare të Asociacionit.

Neni 31: Emërimi i Komandantit të Policisë së Qarkut.

Komuniteti do të emërojë komandantin e policisë rajonale për komunat: Mitrovica Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Asociacioni duhet ta ketë edhe një Këshill të Asociacionit si organ këshillues, e po ashtu administratën e vet, e cila i raporton Bordit.

Neni 54: Burimet natyrore (depozitat e qymyrit, xeheve të metaleve dhe jometaleve, ujit, rrugëve ujore, të tyre burimet, burimet nëntokësore dhe gjeotermale, etj.) të vendosura në territorin e Komunitetit.

Komunat anëtare menaxhohen nga Komuniteti, Statuti dhe Kuvendi:

Asetet me interes të përbashkët (tokë bujqësore, pyje dhe tokë pyjore, ujë në tokë, ujë objektet, rrjetet e furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë, burimet natyrore të mbrojtura, të mirat kulturore, etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të menaxhohen nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit.

Po ashtu, asetet në përdorim të përgjithshëm publik (rrugë publike, hekurudha, tunele, ura dhe struktura të tjera të cilat përbëjnë pjesë integrale dhe funksionale të rrugëve publike, hekurudhave, tuneleve, urave, rrugëve, shesheve, parqet publike etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të jenë menaxhohet nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit.

Asociacioni do të gjenerojë të ardhura bazuar në pjesëmarrjen e komunave anëtare, nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, taksat dhe tarifat, si dhe nga fondet e ndara nga buxheti i Serbisë”, thuhet ndër të tjera në draft-statut.

Zhvillimet pas takimit më 2 maj, dhe reagimet kundër propozimit të draft statutit të Asociacionit:

Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe u lirua nga detyra menjëherë pas prezantimit të draft-statutit për Asociacion.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi para pak ditësh njoftoi se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status.

Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Reagimet e ndërkombëtarëve rreth draft-statutit për Asociacion:

Bashkimi Evropian ka thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për shtyp sot në Bruksel.

Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se Ekipi Menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe”, theksoi ai.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.

Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, u shpreh Lajçak.

Reagimi i Presidencës së Kosovës.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi menaxhues në takimin e 2 majit në Bruksel ka prezantuar një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka pohuar ai.

Reagimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e 2 majit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjithçka që ka ndodhur ka qenë e pritshme.

Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi. Pra, ekipi menaxhues, i cili ishte vendosur prej qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtetë tronditës për ne. Meqenëse atje i prezantoi interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës”, është shprehur kryekuvendari.

Reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se janë duke shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut dhe se presin nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre.

Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha ministrja.

Reagimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abidxhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacion.

Abdixhiku ka thënë se ky draft-statut është më tepër as Asociacion, sipas tij është shtet brenda shtetit.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, thotë ai.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë muajit maj pritet të zhvillojnë takimin e ri me palën serbe në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu