Krim makabër në një familje në Vlorë, xhaxhai i pret kokën nipit 12 vjeçar

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore.

Sipas të dhënave paraprake, përcjellin mediat shqiptare, bëhet e ditur se, Jorgo Zani i ka prerë kokën nipit Andrea Zani 12 vjeç.

Fillimisht u lajmërua se një person me kokë të prerë është gjetur në rrugicat e fshatit dhe grupi hetimor ka shkuar në vend ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu