Kristi, Olta dhe Armaldo, Arbana zbulon çfarë do ndodhë me 3 të nominuarit në shtëpinë e “BBVA”

Sapo ka nisur spektakli i “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani ka mbyllur televotimin e kësaj radhe. Madje jo vetëm kaq, pasi moderatorja e dashur për publikun njoftoi se në studion e madhe nuk do shkojë vetëm banori që do të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por tre të nominuarit.

Teksa u lidh me banorët dhe u tha se sa bukur janë bërë sonte, edhe ata dëshironin që ta shikonin Arbanën. Kjo e fundit u tha se do të ndodhë sonte, po pa treguar më shumë detaje.

Ndërkohë kujtojmë se në nominim janë Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj. Ishte Luiz Ejlli, ai që nxori në nomimin këta banorë pasi hapi Kutinë e Pandorës gjatë spektaklit të së shtunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu