Kriza politike, Mediu ‘zbulon’ planin e opozitës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur lidhur me planin e opozitës në ditët në vijim, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në muajin tetor.

Mediu ishte i ftuar në studion e Report TV, ku ka folur më gjerësisht mbi krizën në të cilën ndodhet vendi dhe planin që ka opozita në vazhdim.

”Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor”, ka thënë Mediu duke ‘zbuluar’ kështu edhe planin që ka opozita .

“Ne kemi kriza afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kriza afatgjatë është kriza kushtetuese. Këtu duhet të fillojmë që të ngremë Shqipërinë shtet. Krizë afatmesme që zgjidhjet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një parlament qesharak që duhet të largohet. Duhet të mundësohen zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në tetor në monitorimin e një qeverie kujdestare. Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor”, tha Mediu./CNA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu