Kriza politike në Bolivi: Senatorja shpall veten presidente të përkohshme

Senatorja e opozitës boliviane, Jeanine Áñez, e ka deklaruar veten presidente të përkohshme të vendit, pas dorëheqjes së Evo Morales, transmeton Gazeta Metro.

Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën, kështu që nuk kishte kuorum për emërimin. Por Jeanine tha se kjo gjë ishte në përputhje me kushtetutën, dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.

Morales dënoi veprimin e saj, dduke e përshkruar si një person të krahut të djathtë për forcimin e shtetit. Ish presidenti ka ikur në Meksikë, duke thënë se ai kërkoi azil atje sepse jeta e tij ishte në rrezik. Ai dha dorëheqje të dielën pas disa javë protestash mbi një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka thënë se ishte detyruar të bënte këtë, me shpresën se nuk do kishte më gjakderdhje.

Në anën tjetër, gjykata më e lartë kushtetuese e Bolivisë mbështeti Jeanine për marrjen e pushtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu