Kriza politike në Itali, jep dorëheqjen Giuseppe Conte

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, ashtu siç u njoftua edhe gjatë ditës së djeshme, ka dhënë dorëheqjen. Conte ia dorëzoi dorëheqjen Presidentit Sergio Matterella të martën paradite pas një takimi kabineti në të cilin ai informoi edhe ministrat për qëllimet e tij.

Conte dhe Matterella patën një bisedë të shkurtër pas të cilës presidenti e pranoi dorëheqjen e tij dhe i kërkoi qeverisë, si zakonisht, të qëndronte në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale. Konsultimet do të fillojnë nga e mërkura pasdite.

Italia është përfshirë nga trazira politike në javët e fundit, kryesisht për mënyrën sesi qeveria e ka trajtuar pandemisë së koronavirusit, që e ka prekur rëndë vendin. Qeveria e Contes filloi të “dilte jashtë kontrollit”, më 14 Janar kur ish-kryeministri Matteo Renzi dhe partia e tij Italia Viva u tërhoqën.

Pavarësisht marrjes së votëbesimit në Senat (156–140) dhe dhomën e ulët (321–259) javën e kaluar, largimi i Renzi-t e la Conte pa një mandat të qartë. Dorëheqja tashmë do ta lejojë atë të marrë një mandat të tretë në qeverisjen e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu