Kryebashkiaku turk: Do të bëhem kamikaz dhe do të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë

Në një pozicion që mund të përshkruhet vetëm si i pazakontë, kryebashkiaku i Bolus Tanzu Ozcan, mbrojti idenë e një lufte me Greqinë , dhe u deklarua i gatshëm të bëhej kamikaz dhe të hidhej në erë mes ushtarëve grekë.

“ Nëse Erdogani është gati, edhe unë jam gati të bëhem kamikaz, të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë”, tha kryebashkiaku, duke shkaktuar reagime edhe nga qytetarët turq.

Kryebashkiaku turk i bëri thirrje Erdoganit t’i japë Greqisë 24 orë për t’u larguar nga ishujt. “Nëse nuk tërhiqen, le të veshin uniformat e tyre ushtarake” , deklaroi ai, duke e vendosur Athinën si “ shënjestrën e parë të ushtrisë ”. “Ai që nuk ndjek është frikacak!” ka shkruar ai në Twitter.

Më herët ai akuzoi grekët për pushtimin e ishujve turq. Në fakt, ai i bëri thirrje presidentit Erdogan që të mos e zvarritë me kërcënimin e tij se “mund të vijmë papritur një natë” , duke kërkuar që të mos humbet kohë, por të sulmojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu