Shokuese! Goditja e rrufesë la të vdekur futbollistin 24-vjeçar (VIDEO)

Është publikuar videoja nga momenti i rëndë kur një rrufe goditi një fushë futbolli, duke lënë të vdekur një lojtar dhe plot 12 të tjerë të plagosur. Rasti tragjik ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në Tajlandë, shkruan “The Sun” të mërkurën.

Pamjet tronditëse tregojnë dy ekipe që luajnë në kushte të rënduara atmosferike, para se një shkëndijë verbuese të ndriçojë papritur fushën.

Një rrufe e madhe u përplas në tokë, duke dërguar flakë dhe një re tymi në ajër.

Lojtari Safwan Awae, 24-vjeçar, u godit nga forca shkatërruese e rrufesë, shkruan mediumi anglez.

Lojtarë dhe shikues në panik shihen duke vrapuar nëpër fushë, ndërsa shokët e ekipit përpiqen pa sukses të mbajnë në jetë 24-vjeçarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu