Kryediplomati Osmani me anëtarët këshillit strategjik diskuton “krizën e mundshme afgane” në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të zhvillimeve në Afganistan, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me anëtarët e Këshillit Strategjik të ministrisë që ai udhëheq zhvilluan një diskutim mbi pasojat e mundshme të krizës afgane në Maqedoninë e Veriut.

Respektivisht, ministri Osmani së bashku me anëtarët e këshillit mbajtën një takim, roli i të cilit ishte të përcaktojë një strategji 10-vjeçare të politikës së jashtme në kuadër të procesit “Reflektime 2030”, ndërsa temë e diskutimit të sotëm ishin proceset aktuale gjeopolitike me theks në Afganistan.

Në diskutim të pranishëm nga anëtarët e Këshillit Strategjik ishin profesori universitar dhe ish-ambasadori i vendit në NATO, Nano Ruzhin, ish-ministri dhe ish-deputeti, Rizvan Sulejmani, kreu i Odës Ekonomike Turko-Maqedonase (MATTO), Ajdovan Ademovski, si dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Kerim, i cili u adresua përmes video-konferencës.

Në fjalën e tij, ministri Osmani shprehu bindje se kjo temë duhet të diskutohet hapur për të treguar të gjitha rekomandimet dhe konsiderata e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme.

Natyrisht ajo që po ndodh në Afganistan, megjithatë në përgjithësi të gjitha ndryshimet gjeopolitike, tregojnë se paparashikueshmëria mbetet një tipar kryesor ndërkombëtarisht dhe paparashikueshmëria sjell me vete një numër të madh krizash”, tha Osmani.

Ai beson se Maqedonia e Veriut si vend duhet të përcaktojë parashikimin strategjik në mënyrë që t’u përgjigjet të gjitha sfidave, sepse sipas tij zhvillimet në këtë kontekst kanë një rëndësi të madhe për përcaktimin e pozitës ndërkombëtare.

Ju me siguri do të thoni se ne nuk jemi një vend i madh dhe i fuqishëm për të ndikuar në ato prirje, por ne jemi një nga 30 anëtarët e NATO-s dhe siç thashë kryesuesit e ardhshëm me OSBE-në pas Polonisë. Dhe, mendoj se kemi shumë për të kontribuar në atë drejtim, natyrisht edhe për të vepruar në mënyrë parandaluese në kuadër të sigurisë rajonale dhe kombëtare“, u shpreh Osmani.

Këtë javë, 149 afganë mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët u mirëpritën nga ministri Osmani. Maqedonia e Veriut ka vendosur të pranojë 750 aplikime për kujdes të përkohshëm të afganëve derisa të përpunohen dokumentet për destinacionin e tyre përfundimtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu