Kryediplomati turk përsërit mbështetjen për Palestinën

Ministri i Jashtëm i Turqisë shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. “Ne mbështesim me gjithë zemër vëllezërit dhe motrat tona palestineze”, shkroi Mevlüt Çavuşoğlu në Twitter. “Ne gjithmonë do të jemi me popullin palestinez për kauzën e tyre të drejtë”, shtoi ai.

Veçmas, Ministria e Jashtme turke riafirmoi gjithashtu angazhimin për çështjen palestineze. “Përpjekjet tona për të eliminuar përgjithmonë padrejtësinë historike të vuajtur nga populli vëlla palestinez bazuar në një zgjidhje me dy shtete do të vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.

Në vitin 1977, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi që 29 Nëntori të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez. Territoret palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, kanë qenë nën okupimin ilegal të Izraelit që nga viti 1967.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu