Një kryefamiljar nga Librazhdi ka ngritur në këmbë policinë kur ka zbuluar se djalin e tij të mitur ia përdornin për të zhvatur.
Gjatë ditës së djeshme paraqit 58-vjeçari K.B u paraqit i tronditur në polici dukë thënë se i biri po vidhhte para nga shtëpia e tyre.
Ai denoncoi 16-vjeçarin G.D., duke thënë se i ka përdorur djalin për të vjedhur.
Kryefamiljari tha se adoleshenti në mënyrë të përsëritur i thoshte djalit të tij A.B., 8 vjeç, që të merrte lekë në shtëpi e t’ia jepte atij.
Ai filloi të dyshonte pasi në shtëpi i mungonin vazhdimisht para.
Babai e ka pyetur të birin se mos kishte gisht dhe i ndjerë në faj, i mituri ka treguar gjithçka, duke thënë se i riu që kishin në lagje e nxiste të vidhte në shtëpi.








