Kryemadhi thirrje Ramës: Dil nga tuneli i krimit

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një dalje për mediat, ka falendeuar shqiptarët për pjesëmarrjen masive.

Kryemadhi tha se protesta ishte qytetare, duke shtuar se është opozita që çdo e ditë e më shumë e afron vendin me BE, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama, bën të kundërtën.

“I bej thirrje Ramës të dalë nga tuneli i krimit ti thërrasë ndërgjegjes, të largohet se është vetëm, e kanë lënë shqiptarët vetëm, por edhe ministrat dhe drejtorët, të largohet”, tha Kryemadhi.

Reagimi i Kryemadhit:


Falenderojmë shqiptarët që pretendojnë një jetë më të mirë, në emër të simpatizantëve dhe mijëra anëtarëve të LSI që morën pjesë sot falënderoj ata dhe të tjerët që në pamundësi për të marrë pjesë, për besimin, forcën e kurajën që u dhanë dhjetëra mijërave.

Protestë qytetarë për të treguar se është opozitë qytetarë që çdo ditë e më shumë e afron vendin me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës së Ramës që e largon vendin nga BE

Falënderoj policët që me ndershmëri kryen detyrën, por dënoj ata që dhunuan kryeredaktorin dhe i bëj thirrje prokurorisë për te hetuar policinë e krimit.

I bej thirrje Ramës të dalë nga tuneli i krimit ti thërrasë ndërgjegjes, të largohet se është vetëm, e kanë lënë shqiptarët vetëm, por edhe ministrat dhe drejtorët, të largohet.

Nëse Ramës sot i dhimbset më shumë kauçuku i derës së kryeministrisë sesa e ardhmja, kazani, tepsia, tutat e sportit, shqiptarët kanë ëndërr evropiane për vendin e tyre në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu