Kryeministri i Gjeorgjisë: Jemi gati për anëtarësim në NATO

Anembanë vendit u mbajtën aktivitete përkujtimore me rastin e 12-vjetorit të Luftës së Osetisë Jugore ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008.

Presidentja Salome Zourabichvili, Kryeministri Gakharia, përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Gjeorgji dhe liderët e forcave politike opozitare fillimisht bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varret e ushtarëve gjeorgjianë që dhanë jetën në Luftën e Osetisë Jugore.

Në Varrezat “Mukhatgverdi” të kryeqytetit Tbilis, Zourabichvili u shpreh se kujtojnë me mirënjohje dhe dhembshuri të rënët në luftën e 12 viteve më parë.

“Pavarësisht luftës dhe territoreve që na janë pushtuar, ne jemi një shtet i fuqishëm, demokratik, i lirë dhe i pavarur”, shtoi Zourabichvili.

Kurse shefi i Tbilisit zyrtar theksoi se procesi i integrimit të vendit në NATO vazhdon dhe e cilësoi atë si shumë të rëndësishëm për sigurinë e Gjeorgjisë.

“Gjeorgjia është sot plotësisht gati për anëtarësim në NATO. Partnerët tanë e shohin dhe e vlerësojnë këtë gjë. Natyrisht, ky është një proces dhe ne do ta arrijmë këtë objektiv”, u shpreh Gakharia mes të tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu