Kryeministri i Izraeli Netanyahu në karantinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të futet në karantinë pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një deklaratë e kryeministrisë thotë se ai nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme. Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetëizolohen derisa të përfundojë një “hetim epidemiologjik”.

Ndihmësi u identifikua me emrin Rivka Paluc. Sipas mediave izraelite, ai ishte takuar me kryeministrin të enjten.

Deklarata e kryeministrisë thekson se zoti Netanyahu ka patur vetëm kontakte sociale të kufizuara dhe se i ka zhvilluar shumicën e takimeve online.

Izraeli ka konfirmuar 4347 raste të infektuarish me koronavirusin, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti Johns Hopkins.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu