Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: Debati për mua është në Kosovë si shërbëtor i Serbisë, tani në Serbi do të jem nxitësi i irredentizmit kosovar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar reagimet që i ngjalli fjalimi i tij në Këshillin e Evropës rreth raportit të Dick Martyt. Ai tha se nëse nuk do të kishte reagime, ai do të ishte i shqetësuar, pasi siç tha ai “mund ta kalonin edhe ‘hajde, mbajti fjalim edhe s’ka problem’”.

Kurse, sa i përket çështjes se a mund të ngjall reagime fjalimi i Ramës në Serbi, kreu shqiptar tha se për të s’ka asnjë problem, teksa u shpreh i sigurt se në Serbi do të ketë debat atje në lidhje me fjalimin e tij.

“U bë një kohë e gjatë në fakt që debati për mua është në Kosovë si shërbëtor i Serbisë, tani do ketë debat në Serbi si nxitësi i irredentizmit kosovar, le të ketë se kështu është më mirë besoj. Përtej shakasë, skam asnjë shqetësim, unë besoj se gjerat duhen thënë. Që e vërteta dhemb, por shëron, sado e hidhur të jetë”, është shprehur Rama.

Tutje, Rama tha se me raportin e Dick Martyt nuk vihet në pyetje nderi as i Shqipërisë e as i Kosovës, por vihet në pyetje nderi i Këshillit të Evropës.

Këtu duhet të vënë në vend nderin e tyre, jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan topi”, tha Rama.

Ndërsa, raportin e Dick Martyt, Rama e cilësoi si “çorbë e shpifur”, teksa shtoi se është gatuar “një çorbë e shpifur në përpjekjen për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu