Kryeministri Kovaçevski lajmërohet pas 6 orëve zjarr në Tetovë

Pas gati 6 orëve zjarr në Tetovë, kryeministri Dimitar Kovaçevski është prononcuar për zjarrin në Tetovë, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se ka realizuar bisedë telefonike me kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për ta njoftuar se Qeveria ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet për shuarjen e zjarrit.

“Mbetemi në komunikim të hapur për të gjitha masat shtesë që do të nevojiten në varësi të situatës në terren. I bashkohem thirrjes dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje personale”, ka shkruar Kovaçevski.

Ndryshe, zjarri në fabrikën për prodhimin e stiroporit dhe produkteve tjera të ndërtimit ka nisur diku para orës 09:00, ndërsa autoritetet po vazhdojnë betejën për shuarjen e plot të flakëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu