Kryeministri Kurti viziton policin e plagosur. Ja mesazhi i tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot policin e plagosur nga bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë.

Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar kryeministri Kurti. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu