Kryeministri mori djalin e tij gjatë udhëtimit në SHBA, Kovaçevski: Fëmijët e mi udhëtojnë si gjithë fëmijët e tjerë

Udhëtimet private të anëtarëve të familjes sime asnjëherë nuk kanë qenë ngarkesë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse në ngarkesë të shtetit në SHBA ka udhëtuar edhe edhe djali i tij.

“Në udhëtimet që shkoj, në varësi të ftesës dhe protokollit, siç është rasti edhe me përfaqësuesit e tjerë të pushtetit, jam i shoqëruar nga bashkëshortja ime, varësisht nëse ka ftesë dhe ndonjë ngjarje që do të marrë pjesë, ndërsa udhëtimet private ku udhëtojnë të tjerët anëtarë të familjes sime nuk kanë qenë asnjëherë në llogari të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të fillimit të investimit të ri të kompanisë “Magna” në Shtip.

Nëse është e nevojshme, tha Kovaçevski, për çdo udhëtim që bën do t’i dorëzojë llogari opinionit, por e konsideroj se kjo është e pakuptimtë.

“Fëmijët e mi udhëtojnë si gjithë fëmijët e tjerë. Nëse është e nevojshme për çdo udhëtim të tyre kur vizitojnë familjarë ose për shembull djali im luan futboll dhe shkon shpesh jashtë vendit, do t’i paraqes llogari opinionit, megjithatë mendoj se është e panevojshme pasi si të gjithë qytetarët e tjerë në shtet, secili ka të drejtë të udhëtojë në kuadër të aktiviteteve të tyre private”, tha Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu