Kryeministri në largim ka disa këshilla për Kurtin si kryeministër i ardhshëm

Nëse Albin Kurtit i duhen pak vota për ta marrë postin e kryeministrit, ato do të ia garantojë Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu ka edhe disa këshilla për të si kryeministër në largim.

Veçse kryeministri në detyrë tha sot se për shefin e ri të qeverisë e ka një këshillë.

Haradinaj ka një këshillë për Kurtin, nëse ky i fundit merr postin e kryeministrit. Haradinaj e këshillon Kurtin të mos i zhgënjejë njerëzit sepse kjo është kryesorja.

Haradinaj gjithashtu shprehet i zhgënjyer me partnerët që qeverisi.

Kritika ju adresoi edhe ministrave në largim të të dy partive që sipas Haradinajt, privilegjet i kanë marrë për vete ndërsa kritikat ja kanë veshur shefit të qeverisë.

Sipas Haradinajt, çdo vonim në krijim të institucioneve të reja është në dëm të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu