Kryeministri Rama paralajmëron shkarkime të tjera ministrash, ja kur pritet të ndodhin

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24″ nuk e mohoi idenë se në qeverinë e tij mund të ketë shkarkime të tjera.

Ai u shpreh se “nëse përgjigja nga terreni nuk do të jetë e dëshiruara, atëherë mund të ketë shkarkime”.

Po ashtu i pyetur nga gazetarja se nëse shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ia kërkoi kreu i LSI-së, Ilir Meta në këmbim të Manjanit, kryeministri u përgjigj: “Nuk funksionon kështu, unë ndjehem keq për ata që i ndjekin këto lloj telenovelash.”

“Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit. Tahiri është udhëheqësi politik i Tiranës. Bledi Çuçi nuk ka pasur ministri, por ka udhëhequr me Finon një nga reformat më të mëdha në këtë vend. Ai ka udhëhequr një revolucion. Çuçi është udhëheqës politik i Gjirokastrës,” tha mes tjerash Rama./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu