Kryeministri Rama vjen nesër në Shkup, ja me kë takohet

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të qëndrojë nesër për vizitë në Shkup.

Mësohet se Rama vjen në Maqedoni për të takuar liderët e partive politike shqiptare, por edhe për të realizuar takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

“Në rast se zgjedhjet në Shkup shkojnë në rregull dhe pa ndonjë incident, vizita e Ramës do të realizohet me siguri. Nëse ndodh ndonjë devijim i procesit zgjedhor, atëherë vizita do të dështojë”, kanë thënë burimet e Gazetës Lajm nga Tirana.

Ata bëjnë të ditur se Rama do të kërkojë sërish unifikim të subjekteve politike shqiptare. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu