Kryeministrja britanike uron Pendarovskin: Jam dëshmitare e lidhjes së fuqishme ndërmjet nesh

Kryeministrja britanike Thereza May ia uroi Stevo Pendarovskit ndërmarrjen e detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”, shkroi në Twitter, Thereza May në urimin për Pendarovskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu