Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, ka uruar përvjetorin e 30-të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të bërë nga TBMM, Şentop, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 8 Shtatorit – përvjetorit të Maqedonisë së Veriut.
Në njoftim thuhet se Şentop uroi Ditën e Pavarësisë së njerëzve miq dhe vëllezër të Maqedonisë së Veriut dhe Xhaferit.
Ai në mesazhin e tij theksoi se beson se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe bashkëpunimi i ngushtë midis parlamenteve të dy vendeve, në periudhën e ardhshme do të zhvillohet më tej në secilën fushë, drejt interesave të përbashkëta të popujve të të dy vendeve, dhe do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.










