“Kryeqendra e dy perandorive”, Kurti shpërndan fotografi me Erdoganin, Stambollin e përshkruan nëpërmjet poetëve shqiptarë

Kryeministri Albin Kurti në Instagram ka shpërndarë fotografi nga vizita e tij e djeshme në Turqi, ku takoi presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Kurti ka përmendur poetët e shquar shqiptarë që kanë lënë gjurmë të mëdha në Turqi.

“Në Stamboll, kryeqendrën e dy perandorive e kryqëzimin e civilizimeve. Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shek. XVI, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina – Stambolli ishte gravitim edhe për popullin tonë.

I nderuar me pritjen e Presidentit të Turqisë, Erdogan me të cilin biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato”, ka shkruar Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu