Kryetari i Kumanovës reagon për mosnxjerrjen e flamurit shqiptar dhe për shkurtimin e rrogave të mësimdhënësve

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka reaguar lidhur me lajmet për zvogëlimin e rrogave të mësimdhënësve në disa shkolla si dhe mosnxjerrjen e flamurit shqiptar para komunës me rastin e 11 Nëntorit – ditës së [lirimit të qytetit.

“Lidhur me të gjithë manipulimet e liferuara në disa media të caktuara dhe rrjetet sociale për gjoja zvogëlimin e rrogave (shtesat për kujdestarët e klasave) si dhe mosnnxjerrjen e flamurit të bashkësive etnike në ndërtesën e komunës gjatë periudhës së festës së qytetit, me përgjegjësi të plotë i hedh poshtë dhe i demantojë dhe se këtë do ta bëj në mbledhjen e sotme të hapur të këshillit të komunës së Kumanovës”, ka shkruar Dimitrievski.

Sipas tij, fatkeqëssht individë të caktuar në politikë akoma jetojnë në vitet e 90-ta, por duke qenë të pafuqishëm për të parandaluar të gjitha ndryshimet progresive në shoqëri. Dimitrievski ka shkruar më tej se këta individë duke u udhëhequr nga arsye lukrative dhe dëshira për rejting politik manipulojnë me ndjenjat etnike. “Këto metoda të manipulimeve i takojnë së kaluarës dhe janë të njohura mirë, është e nevojshme që ata të dalin nga prangat e viteve të 90-ta, për shkak se në Maqedoni sot është shumë më ndryshe.

Në Kumanovë kemi treguar dhe dëshmuar në vepër se ne kultivojmë multikulturalizmin dhe multienticitetin, ndërsa juve nxitësve të ndarjeve dhe segregacionit do të ju tregojmë në vepër se do ta mposhtim konceptin tuaj bashkë me bashkëmendimtarët për krijimin e një shoqërie progresive qytetare”, theksoi Dimitrievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu