Kryetari i PDSH-së dega Manastir kalon në Bashkimin Demokratik për Integrim

“Po vjen vera ka dera” është slogani i PDSH-së për zgjedhjet e prillit, por siç duket nuk po ka goditur tek simpatizuesit e saj, andaj edhe ka ikje nga PDSH-ja e Thaçit. Sonte siç mëson TetovaSot, kryetari i Degës së PDSH-së dega Manastir, Agim Murati zyrtarisht ka kaluar në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ish Kryetari degës së PDSH-së dega në Manastir shihet në foto me kryetarin e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim -së në Manastir, Bekim Memetin ku edhe është zyrtarizuar kalimi i tij në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Kalime nga PDSH në parti tjera ka pasur më herët siç kanë kaluar në ASH-në e Selës apo edhe në BESA të Kasamit, por në Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit është rasti i rrallë.

Nuk dihet ende nëse kryetari i degës së PDSH-së në Manastir do të merr të gjithë degën në Bashkimin Demokratik për Integrim apo do të jetë i vetëm ky kalim pritet që të shihen ditëve në vijim. Këto kalime gjithnjë ndodhin para zgjedhjeve ku me 12 prill partitë politike do ti matin forcat e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu